Kryeministri kinez Li Keqiang ka njoftuar në Kongresin Kombëtar Popullor gjatë dorëzimit të raportit vjetor të punës se një shumë prej rreth 185 miliardë dollarësh është derdhur në drejtim të buxhetit të mbrojtjes.

67-vjeçari Li i kërkoi partisë së vendit të rrisë nivelin e stërvitjeve të ushtrisë në përgatitje të një lufte të mundshme, ndërsa kjo deklaratë ka ardhur në një moment ku tensionet me Tajvanin prej kohësh janë ngritur.

Kryeministri tha se Kina duhet të kërkojë “zhvillim paqësor” të marrëdhënieve në mënyrë që të lehtësojë qëllimin e saj për ribashkim me Tajvanin, por ruajti linjën e partisë, duke theksuar se Pekini mbeti i vendosur kundër çdo mendimi për pavarësnë e Tajvanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: