Është rritur në mënyrë të frikshme numri i personave të infektuar me koronavirus në Brazil.

Në shtetin brazilian, aktualisht janë regjistruar si të infektuar me Covid-19, mbi 1.8 milionë persona.

Saktësisht, janë infektuar me koronavirus në Brazil 1 840 812 individë.

Numri total i të vdekurve për shkak të virusit në shtetin e Brazilit ka shkuar në 71 492 njerëz.

Kështu, Brazili është bërë vendi i dytë në glob për nga numri i personave të infektuar me koronavirus, pas SHBA-ve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb