Betis Sevilla është e interesuar për shërbimet e sulmuesit shqiptar Rey Manaj. 24-vjeçari po kalon një nga momentet më të mira në karrierë pasi ka shënuar 4 gola këtë sezon përgatitor me ekipin e parë të Barcelonës.

Fillimisht ishin Cadiz, Famalicao dhe Sassuolo që ishin të interesuara për sulmuesin, por tashmë bëhet fjalë për Betis Sevillan dhe një tjetër ekip nga Italia, emri i të cilit nuk dihet ende.

Ëndrra e madhe do të ishte që Manaj të debutonte me Barcelonën këtë sezon në La Liga, por blaugranët duket se janë më të interesuar për ta shitur për shkak të gjendjes së keqe financiare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb