Ministria e Kosovës ka publikuar tavanin e çmimeve për shitjen e karburanteve për 24 orët e ardhshme. Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e një litre naftë është 1 euro e 75 centë, për benzinë 1 euro e 66 centë dhe për gazin 78 centë.

Krahasuar me çmimet e djeshme, nafta është shtrenjtuar me1 cent, e benzina është liruar me 1 cent.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orët e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: