Rriten sërish shifrat e të infektuarve dhe të viktimave me COVID-19 në Itali. Autoritetet italiane njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22.409 raste të reja me COVID, 2.680 raste më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Ndërsa 332 persona nuk arritën të fitonin betejën me virusin. Sakaq, në të gjithë territorin Italian, gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur të shënuar 13.752 persona, ndërsa në njësinë e kujdesit intensive në të gjithë spitalet COVID në vend, ndodhen 2.827 persona.

Aktualisht në të gjithë Italinë janë 487.074 persona të infektuar, nga të cilët 461.365 janë duke u trajtuar në shtëpi, ndërsa 22.882 të tjerë ndodhen të shtruar në spital dhe kanë paraqitur simptoma më të agravuara të sëmundjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb