Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 6.032 persona të infektuar.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 68 qytetarë.

Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, është rritur shtrimi i pacientëve në terapinë intensive, si dhe në pavijonet e zakonshme.

Sa i përket të shëruarve në 24 orë ato janë 4.613, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 4.586.009 qytetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb