Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 143 persona, nga 1504 testime të bëra.

Prej tyre në Shkup-43, Kumanovë-16, Shtip-4, Prilep-9, Tetovë-6, Strugë-2, Veles-3, Ohër-2, Kavadar-3, Gostivar-6, Gjevgjeli-4, Strumicë-11, Radovish-1, Koçani-15, Probishtip-1, Pehçevë-1, Vallandovë-3, Vinicë-2, Dellçevë-3, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-2 dhe Negotino-1.

Ndërkohë, është rritur ndjeshëm numri i viktimave, pasi kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë të infektuar. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 110 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.343, prej të cilëve 14.422 janë shëruar, ndërsa 721 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2200.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb