Nga: Dorjana Bezat

TIRANE– Rritet fluksi i emigrantëve që vijnë nga vendet e lindjes drejt Shqipërisë ku kërkojnë azil. Vetëm në 2 ditët e fundit në Shqipëri kanë hyrë 71 shtetas të huaj kryesisht nga Siria dhe kanë kërkuar azil në vendin tonë.

Të gjithë këta shtetas janë dërguar në qendrën e kombëtare të pritjes së azilkërkuesve në Babrru. Ata kanë hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri kryesisht nga Kakavija. Disa prej këtyre emigrantëve të paligjshëm kanë qenë të akomoduar në qendrën e azilkërkuesve, por teksa kanë qenë duke ndjekur procedurat për të fituar azil janë larguar pa leje nga qendra.

Këta azilkërkues janë kapur nga policia e Shkodrës në pikën e kalimit kufitar në Morinë dhe janë kthyer sërish në Babrru. Emigrantët e paligjshëm që vijnë nga vendet në konflikt kryesisht e shohin Shqipërinë si urëkalimi për në vendet e BE, megjithëse në muajt e fundit është rritur numri I personave që kanë kërkuar të jetojnë në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: