Kosova ka regjistruar 341 raste të reja me koronavirus duke shënuar një rritje të rasteve krahasuar me një ditë më parë, kur autoritetet shëndetësore raportuan për 213 infektime të reja.

Rastet e reja dalin pas testimit të 1,165 mostrave, ku jane konfirmuar 341 raste të reja me COVID-19.

Në 24, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar edhe 64 persona, ndërkaq nuk eshte shenuar asnje viktime.

Kosova së fundmi po përballet me rritje të raste me sëmundjen COVID-19, që ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për kujdes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: