Ministria e Shëndetësisë, në Izrael bën me dije se numri i infektimeve në vend është në rritje, gjithashtu edhe numri i pacientëve të sëmurë rëndë.

Gjatë 48 orëve, në Izrael janë identifikuar 130 mijë raste të reja me COVID-19.

Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet shëndetësore numri i pacientëve të sëmurë rëndë ka arritur në 498. Një dyfishim ky krahasuar me një javë më parë.

Nga ana tjetër ekspertët parashikojnë se vala e infeksioneve po arrin në nivelet maksimale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: