Gjatë 24 orëve të fundit Greqia ka shënuar 7, 486 raste të reja të koronavirusit, prej të cilave 2,200 janë identifikuar në Atikë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 938, 903.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 88 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 18, 157 viktima, 95, 4% e të cilëve kishin sëmundje shoqëruese.

Sakaq 664 pacientë ndodhen në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 64-vjeç dhe 80,3% e tyre kanë sëmundje shoqëruese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: