Presioni në sistemin shëndetësor në Greqi vijon të mbetet i lartë, ndërsa numri i pacientëve në spitalet COVID është në rritje.

621 pacientë ndodhen në kujdes intensiv për shkak të koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit u identifikuan 6565 raste të reja me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 908222 të prekur.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 78 pacientë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 17 693 pacientë, prej të cilëve 95,4% kishin sëmundje shoqëruese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: