Rastet e kolerës janë rritur në provincën Kivu Jugore në Republikën Demokratike të Kongos më shumë se një javë që nga shpërthimi i sëmundjes, njoftuan të dielën zyrtarët shëndetësorë.

“Aktualisht, numri i rasteve ka arritur në 138, nga 96, me 11 vdekje të regjistruara në 14 zona shëndetësore nga 22 që kemi”, u tha gazetarëve Olivier Kabarata, shefi mjekësor në zonën shëndetësore Kitutu në territorin Mwenga.

Kabarata tha se derisa përhapja është ngadalësuar në disa zona shëndetësore, situata po përkeqësohet në zonën shëndetësore Mapale.

“Pasojat janë të tilla që popullata mund të vuajë prej saj. Deri më tani, nuk ka veprime të mëdha për trajtimin e ujit. Zona nuk ka burime të zhvilluara uji. Nuk ka ujëmbledhës”, shtoi Kabarata.

Administratori i territorit të Mwenga, Bundya Kiwasi për herë të parë njoftoi shpërthimin e sëmundjes më 7 shtator në zonat shëndetësore të Matebo, Busakizi, Hope, Nyamibungu dhe Mapale para se të përhapet në zonën shëndetësore Kitutu.

Në qershor, zyrtarët shëndetësorë raportuan shpërthimin e kolerës në provincën Kivu Veriore, ku u regjistruan 59 raste dhe një vdekje.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb