FRANCE

Ndërsa shkalla e infektimit me koronavirus po rritet sërish në të gjithë Evropën, ekspertët janë të shqetësuar se një tjetër shpërthim i madh, ose e ashtuquajtura valë e dytë, është më afër se kurrë.

Në ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve të reja me COVID-19. Franca është një ndër vendet që po raporton situatën më serioze.

Në 24 orët e fundit janë raportuar më shumë se 13 mijë raste me Covid-19 dhe 43 viktima. Duke marrë shkas nga shifrat e regjistruara në javën e fundit, qeveria franceze ka vendosur kufizime të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Në Paris ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në hapësira publike, festat e studentëve, baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 22:00. Më të ashpra ishin kufizimet në Marsejë, qytet që konsiderohet epiqendër për transmetimin e virusit. Në Marsejë do të mbyllen baret dhe restorantet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: