ATHINË

Është rritur numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, teksa janë konfirmuar edhe 28 raste të reja.

Këto raste janë konfirmuar nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi (EODY).

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se nuk ka raportim për vdekje të reja në 24 orët e fundit.

Ndërsa, 8 pacientë janë akoma të intubuar në ICU. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Covid-19 është 3458.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb