Duke patur parasysh numrin në rritje të rasteve të reja të COVID-19 në vend, Luksemburgu vendosi sot të zmbrapset në lehtësimin e masave të tij kundër koronavirusit të ri.

“Për takimet e më shumë se 20 personave, sugjerimet për distancim, që më parë ishin të këshilluara, do të zëvendësohen me rregullore detyruese”, tha kryeministri Xavier Bettel.

“Shifrat nuk janë alarmuese, por ne duhet të parandalojmë që situata të përkeqësohet në të ardhmen”, shtoi ai.

Infeksionet e reja janë kryesisht në mesin e të rinjve.

Në Luksemburg, numri i personave që janë testuar pozitivisht për COVID-19 është 4 345, kurse ai i vdekjeve ka arritur në 110 viktima.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb