Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të rasteve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 112, 691 të prekur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 414 persona kanë humbur jetën, duke shënuar një rritje në krahasim me një ditë më parë.

Që nga fillimi i pandemisë Itali ka shënuar 147, 734 viktima, ndërsa deri më sot janë raportuar 11,35 milionë raste të reja me COVID.

Ndërsa në kujdes intensiv ka pasur një ulje të rasteve, në 19, 324 dhe 19, 550 krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkohë autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë vaksinimin kundër COVID.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb