ITALI

Në Itali, ka shkuar në 349 numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi.

Numri i të vdekurve ka shkuar deri tani  2158 . Ndërsa, 349 pacientë nga koronavirusi kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Italia vazhdon që të ketë numrin e të prekurve nga koronavirusi më të lartin në Europë dhe të dytin në botë, pas Kinës. Numri i viktimave tashmë thuajse është dyfishuar që nga dita e enjte, pikërisht për shkak të koronavirusit, raportojnë mediat botërore.

Italia deri tani ka shënuar 27.980 të infektuar, krahasuar me 15 113 katër ditë më parë. Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se numri i vdekjeve është rritur me 19.2 përqind.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Itali, vendi evropian i goditur më së shumti nga virusi, u rrit në 27.980 nga një 24,747 rastet e mëparshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb