Në një kohë kur sot pritet që Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve të vendosë sot çmimin e ri të karburantit në vend, në bursë ky çmim ka pësuar rritje.
Mësohet se çmimi i naftës Brent u rrit fuqishëm nga hapja e sotme e bursave për të arritur duke shkuar në 111-112 dollarë për fuçi, ndërsa pritet që ky çmim të pësojë rritje edhe përgjatë ditës.

Po ashtu, me rritje të çmimit në bursë pritet që të ketë një tjetër rritje në Shqipëri.

Kujtojmë se anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve janë; Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli si dhe pesë përfaqësues nga shoqëritë e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb