MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka shënuar një tjetër rritje të kurbës pasi sot ka regjistruar 134 raste të reja me COVID-19 dhe 8 viktima.

Kësaj radhe Shkupi ka shumicën dërrmuese të rasteve me 97 kurse 37 të tjerat ndahen mes Kumanovës, Tetovës dhe qyteteve ku ka pasur vazhdimisht raste me koronavirus.

Po ashtu 8 viktima u shënuan në Maqedoninë e Veriu,t 5 nga të cilët në Shkup, dy Tetova dhe një Kumanova.

Presidenti Pendarovski shpalli shtyrjen me 8 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme pasi qershori për Maqedoninë e Veriut ka pasur një kapërcim të rasteve me COVID-19 mbi 100 por edhe shtim të viktimave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb