Rritet sërish numri i viktimave në Britaninë e Madhe si pasojë e koronavirusit. Mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 32 vdekje.

Ndërkohë, ditën e djeshme kishte vetëm 3 raste të pacientëve që humbën betejën me koronavirusin. Po ashtu, bëhet e ditur se në këto 24 orë janë identifikuar 2,460 raste të reja me virusin vdekjeprurës, duke e çuar në 352,560 numrin në total të të infektuarve.

Kujtojmë se Britania e Madhe është mes vendeve të goditura rëndë nga COVID-19, ku deri më tani janë regjistruar 41,675 të vdekur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: