Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e 263 personave të tjerë në 24 orët e fundit në Francë, një shifër kjo në rritje të ndjeshme pas disa ditësh rekordi të ulët, sipas raportit zyrtar të botuar sot, në mbrëmjen e parë të daljes nga kufizimi i popullatës.

Në total, që nga 1 marsi, janë regjistruar të paktën 26 643 vdekje, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë (DGS).

Numri i rasteve serioze vazhdon të ulet gradualisht me 64 më pak pacientë në kujdes intensiv për një total prej 2 712 në krahasim me më shumë se 7 000 në fillim të prillit, në kulmin e epidemisë.

Të dielën, DGS njoftoi 70 vdekje të regjistruara në 24 orë (80 ditën të shtunën), rekordi më i ulët që nga fillimi i izolimit më 17 mars.

Franca nisi sot ditën e parë të daljes nga kufizimi, por DGS kujton rëndësinë e respektimit të të gjitha masave frenuese të virusit, përfshirë edhe vënien e maskës për publikun e gjerë, duke theksuar se epidemia është akoma aktive dhe evoluon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: