Ministrja Mirela Kumbaro ka njoftuar sot tulipani shqiptar që rrite në Kukës shpallet monument natyre që është shkalla e mbrojtjes, kategoria e parë.

Gjithashtu sqaroi se kjo specie është në listën e kuqe për shkak të rrezikut të larë që e përfshinte.

“Në radhë të parë një specie e veçantë, ajo që quhet tulipani shqiptar, i zbuluar në vitin 2003, shpallet sot në një zonë ku rritet në Kukës, monument natyre që është shkalla më e lartë e mbrojtjes, kategoria e parë. Bëhet fjalë për 30 mijë hektarë apo diçka më shumë. Kjo specie është në listën e kuqe, ku bëjnë pjesë speciet e rrezikuara. Quhet tulipani shqiptar sepse rritet vetëm në Shqipëri”, tha ndër të tjera Kumbaro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb