TIRANE- Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë paketën fiskale për 2016, ku tha edhe njëherë se nuk do të ketë rritje taksash.

Shqetësimit të biznesit se po rritet akciza për prodhimin vendas të birrës, ministri iu përgjigj se me ndryshimin e nivelit të akcizës synohet të ulet tendenca për të trukuar sasinë e prodhuar apo importuar.

“Ndërsa ndryshimi i nivelit të akcizës së birrës për Canin i ndan prodhuesit dhe importuesit në dy grupe, ata që prodhojnë më pak dhe deri në 200 mijë hectoliter dhe ata që prodhojnë apo importojnë më shumë se 200 mijë hectoliter. Sipas ligjit aktual ata që prodhojnë deri në 200 mijë hecolitër paguajnë sa gjysma e atyre që prodhojnë apo importojnë më shumë se 200 mijë hecolitër. Kemi ndërhyrë dhe kemi bërë një përafrim, por duke lënë sërish diferencën mes birrës së prodhuar apo importuar. Nga Nga 360 lekë/HL/ që ishte për prodhim vjetor nën 200 mijë HL, e kemi çuar në në 400 lekë/HL dhe nga 710 lekë/HL që ishte për prodhimin vjetor mbi 200 mijë hl e kemi çuar në 600 lekë/HL. Edhe më këtë ndryshim ata që importojnë më shumë paguajnë më shumë akcizë, janë një mori arsyesh. Janë një mori arsyesh për këtë ndryshim, por mbi të gjitha ulet tendenca për të trukuar sasinë e prodhuar apo importuar”,- tha Cani.

Ministri tha ndër të tjera se pritet të shtohen taksat për makinat e luksit. “Jemi munduar të gjejmë kuptimin, definicionin që të përcaktojmë se kush futet në makina luksoze dhe arritëm në përfundimin se aty hyjnë të gjitha makinat me cilindrat me 3 mijë cc”.

Ai tha ndër të tjera se nuk do të ndryshojë taksa e duhanit. Ministri shtoi se zerimi i taksës për biznesin e vogël sjell qëndrueshmëri, stabilitet dhe rritje ekonomike”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: