Kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e borxhit publik nuk rrezikon stabilitetin financiar të vendit.

Teksa i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të ‘Nwes24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ergys Gjençaj, Rama tha se borxhi i rritur për arsye objektive nuk është i rrezikshëm, ndërsa shtoi se falë investimeve në vend do të ketë ndikim pozitiv në ekonomi.

Rama: Për rrezikun e stabilitetit financiar, mund të them se; nuk ka asnjë rrezik.

Denaj: Rritja e borxhit në prodhimin e brendshëm bruto është një parashikim që ka ndodhur jo vetëm në vend, por në gjithë botën. Ne jemi goditur nga dy situata të vështira, tërmeti dhe pandemia. Objektiv është konsolidimi fiskal. E kemi bërë fakt në 5 vitet e shkuara. Vijmë nga një ulje e konsiderueshme e borxhit në vite. Nga 8.68% të borxhit të brendshme në 3.25 % në 2020-ën. Me rëndësi është të dimë se sa lekë është përdorur për investim ato % të borxhit.

Rama:
Me rëndësi është se borxhi në vetvete është një gjë. Por ajo që është diçka tjetër që ka shumë peshë në gjykimin për të, është risku i financimit të borxhit. Nëse risku i financimit është i lartë, atëherë borxhi është i lartë. Borxhi i rritur për arsye objektive nuk është i rrezikshëm. Thuajse është dyfishuar sasia që nga ky borxh investohet për njerëzit, do të ndikojë në rritje ekonomike dhe në shëndetin e ekonomisë. Jam optimistit për këtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb