Akademiku Artan Fuga, ishte i ftuar këtë të mërkurë ne rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ku foli për rritjen e çmimeve në vend, ndikuar nga lufta në Ukrainë. Sipas Fugës, situata do të vijë duke u përshkallëzuar dhe zgjidhja sipas tij, duhet të vijë nga industria dhe prodhimi vendas.

“Duhet të shfrytëzohen resurset dhe industritë vendase”, thotë akademiku.

“Në planin global ne jemi në anën e forcave perëndimore, demokratike të NATO-s dhe ky është roli natyral i Shqipërisë. Vendi ynë është shumë i vogël, shumë pa peshë në gjeopolitikën ndërkombëtare. Fryrjet sikur ne luajmë rol vendimtar në glob, planet, duhet t’i largohemi kësaj propaganda. Ka tendencë për ta sjellë rrezikun në Shqyeri, ku jemi larg saj. Kam dëgjuar zëra që shprehin zhgënjimin se çfarë do të bëhet me planet. Unë për veten time nuk i shkoj këtij presioni. E treta është në planin ekonomik. E gjithë bota ndjen lëkundjet, sepse Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit më të mëdhenj të drithërave, gazit, naftës. Unë mendoj që disa element të jetës së përditshme do të përkeqësohen. Nuk ka vend për të thënë se edhe pse e gjithë bota ndjen rritje të çmimeve të naftës, edhe tek ne nuk ka si të jetë ndryshe.

Kemi specifikat tona që mund të lehtësojmë situatën. Unë mendoj se ka propozime interesante, kur vjen puna që është një kohë kur Evropa është në gjendje lufte në atë që po ndodh në Ukrainë, kjo pjesë nuk bien mbi popullsinë, qytetarin e thjeshtë. Ajo bien mbi normën e fitimit të njerëzve, që kanë aktivitet financiar të rritur, do të bjerë mbi politikat shtetërore. Nuk është kjo ajo që duhet bërë. Duhen parë ndryshimet që gjendja të përballohet mirë. Duhet të mbështetemi më shumë te resurset vendase, kështu është për naftën, ato hapësira detare që i kemi të pa shfrytëzuara, kështu është pë rata fusha të pa mbjella. Kështu është për ushqimin për blegtorinë që nuk e shfrytëzojmë. Duke qenë të hapur, burimet që kemi ti shfrytëzojmë. Kjo është për të keqardhur. Afatgjatë do të vuajmë nga këto. Po shohim tani në kushte krize se si janë gjërat e lidhura, duket sikur Rusia është larg e Ukraina është larg, por ne jemi brendive interesave ekonomike dhe rendi botëror është 1. Di që ka rikthime për rivitalizimin e industrive vendase, duke iu kthyer industrisë, prodhimit vendas. Për Shqipërinë do të jetë politikë afatgjatë. Nuk mund të jemi vend post-industrial. Ne do të kalojmë në një imigrim të madh, qarkullim të vlerave monetare dhe funksionojnë disa sektorë që janë të shfrytëzuar në atë mënyrë ku asnjëri se di ku janë burimet që ne kemi për mineralet. Ka ardhur një kohë që pas 30 vitesh që kemi menduar se jemi në shoqëri konsumi, duhet arritur në një politikë mes individit dhe konsumit.

Jemi një komb që konsumon në nivele minimale pikërisht si pasojë e situatës. Mos prodhimi, ku dhënia pas konsumit, me një konsum në nivelin minimal”, tha Fuga.

Sakaq, akademiku u ndal edhe te zgjedhjet e 6 marsit, ku tha se sheh një PD të ndarë në 3 pjesë në parlament.

“Qytetarët nuk prisnin ndonjë gjë të madhe. Votohej vetëm për kryetarin, çdo bënte kryetari me një këshill bashkiak që vijonte mandatin dhe opozitë që është e përçarë e besim të lëkundur. Kjo solli këtë situatë që elektoratin nuk u mobilizuan. Shkodra bën përjashtim, për arsyet e veta specifike. PD ishte në dy pjesë, unë mendoj se në muajt e ardhshëm do të ndahet në 3 pjesë. Shikoj këmbënguljen e zotit Basha dhe një grupi të ngushtë deputetësh pranë tij që mendojnë se mund të përfaqësojnë PD. Janë deputetët që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës, por që unë nuk shoh se një pjesë së tyre mund ti bashkohen foltores. E më pas është foltorja, e cila ka propozuar dhe parashikuar që më 22 mars të kryhen procedurat e rithemelimit. Kriza në militant, parti, arriti në Kuvend e plotë. Grupi parlamentar i PD është i ndarë në 3 grupime ku njërit si njihet legjitimiteti nga grupet e tjera”, u shpreh akademiku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: