Në rubrikën “Opinion” në “News 24”, është duke u diskutuar për rritjen e çmimeve, ku të ftuar janë ministrja Milva Ekonomi dhe analisti Fatos Lubonja. Lubonja tha se e gjithë situata e përkeqësuar ka ardhur si pasojë e akumulimit të zemëratës qytetare.

Nga ana tjetër, ministrja Ekonomi nënvizoi se rritja e çmimeve ka ndodhur në të gjithë botën dhe tregoi procedurat që ka ndjekur qeveria për energjinë elektrike.

Lubonja: Unë nuk jam ekonomist. Ministrja tha që kjo është nga tregu, nga çmimi. Mirëpo problemi është ky që vërtetë çmimi mund të ngrihet dhe kaq mund ta blejnë në Itali. Modeli i krijuar është një model që kemi kaq kohë që flasim që një pakicë nuk e ka problem rritjen, është një pakicë ama. Shumica janë me rroga minimale që unë nuk e di se si jetojnë. Karburanti, celulari, energjia elektrike, nuk dihet se si jetojnë njerëzit. Ka 30 vite kjo gjendje. Ky është sistemi oligarkik, shto edhe pastrimin e parave të pista. Shteti është i këtyre, jo i atyre të tjerëve. Ky është problemi, që të hymë në detaje teknike. Ka kaq kohë, Rama ka 9 vite, dikur lexova një shkrim që humbjen e kemi 20%. Këtu për fat të keq, është filozofia që kush merr shtetin e shef si mënyrë për t’u pasuruar. Kështu ka funksionuar edhe komunizmi. Isha para ca kohësh te 5 maj, sepse më ftuan. Aty ka investuar ai gjithë jetën, kanë bërë vila, banojnë, nuk kanë nevojë për strehim, është investim jete. Tani çfarë ndodh. Shteti i vë ruspat. Edhe nga pikëpamja ekonomike pse e shkatërron një shtëpi, pse? Po sepse kanë para këta trafikantët e drogës, ndërtojnë kulla. Të tjerët dalin në rrugë, sepse duan ato kullat atje. Çfarë shteti është ky, një shtet që në moment krize, njerëzit ndjekin luftën dhe ne protestat. Askush në Evropë nuk proteston për karburantin akoma. Ka një lloj besimi te shteti. Këtu ka një akumulim. Shko merr njerëzit te Astiri, e prish shtëpiat. Tani prish këndej, andej. Trajto njerëzit si miza për projekte absurde për një Shqipëri. Me çfarë logjike ekonomike drejtohen këtu? Nëpër shkolla ndërtohen kulla akoma. Kjo është një fragment. Një moment krize shpërthejnë njerëzit, ngaqë është mbushur kupa.

Ikonomi: Po përpiqesha të shihja ç’po ndodhte në të gjithë botën me rritjen e çmimeve. Në të gjithë botën janë rritur çmimet. Atje ka një formë tjetër menaxhimi, trajtohet si produkt në treg. Protesta për rritjen e çmimeve, ka ndodhur në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kazakistan. Në analizën time, duke iu referuar çfarë ka ndodhur në energjinë. Veçse janë shtruar kapacitetet prodhuese janë ulur humbjet në rrjet. Humbjet në rrjet të ulura me gati 25% në rrjet tregon që janë bërë investime. Nga ana tjetër, ne jemi një vend që prodhon energji në bazë të energjisë ujore. Nuk kemi pasur depozita uji. Ne mbahemi nga energjia e hidrove dhe gjatë verës nuk plotësojmë nevojat. Nevojat janë në rritje. Bota u bë gati për ndryshimet klimatike. Projekti i gazit amerikan qëndron, sepse do të marrin pak më shumë kohë. Nga ana tjetër është një gjë e vërtetë që duhet të flasim për shpërndarjen e të ardhurave te familjet shqiptare. Në vitin 2021 do të shohim shifra të tjera. Familjet shqiptare shpenzuan më shumë. Shteti i bëri transferta 70 milionë euro. Ky vit ka qenë dhe viti për pagat e luftës dhe qytetarët kanë marrë 39 milionë euro. Në vite po vihet re se kuatilet ekstreme po shkojnë drejt qendrës. Janë bërë politika të tilla që nuk taksojmë ato që kanë të ardhura nga puna 300 mijë lekë, por tatojmë ata që kanë të ardhura më të larta. Plani i ndërtimit të rrugës në 5 maji ekziston për shumë kohë. Në zonat që nuk janë projekte strategjike do të legalizohen. Ka të tjerë që nuk janë legalizuar, bërja e legalizimeve ka bërë të mundur që këto ndërtime të përfitojnë transaksione.

Lubonja: Ju thatë investime strategjike? Po kush janë këto? Ato turistiket e ndryshme atje quhen investim strategjik? Jo ato janë investim luksi oligarkiko-pastrim parash. Pse nuk funksionon shteti? E thjeshtë, e ka kapur oligarkia. Kullat në 5 maj qenka investim strategjik. Nëse do mendimin tim se e kam ngritur tërë kohën. Gabimi më i madh i klasës politike, është grumbullimi i shqiptarëve në Tiranë-Durrës. Kush është industria që keni ju këtu? Është vetëm ajo e pastrimit të parave të pista. E masni se sa shqiptarë po ikin? Pse ikin ato? Unë sot erdha nga Italia dhe atje nuk kishte protesta. I pari njeri që takova më tha që këtu të ikësh natën e jo më ditën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb