Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, theksi është vendosur në krizën ekonomikë që ka përfshirë vendin tonë, rritjen e çmimeve dhe vështirësitë që po përballen sot familjet shqiptare.

Besart Kadia, zëvendës ministër i Financave u shpreh se kjo është një situatë e vështirë, por se kjo nuk po ndodh vetëm në vendin tonë, por edhe në BE.

Për përballimin e këtyre rritjeve të çmimeve, Kadia tha se nuk mendon se ndërhyrja e qeverisë dhe kontrolli i çmimeve në një treg të lirë, nuk do të funksiononte. Ai shtoi se Shqipëria, ndryshe nga shumë shtete të tjera sipas tij, nuk ka ndryshuar çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë.

Si do t’i përballojnë shqiptarët këto rritje çmimesh?

Kadia: Kjo është padyshim një situatë e vështirë, ndjejnë kosto më të lartë të jetesës dhe pagat në tërësi janë rritur, por jo në nivelin e inflacionit. Pritshmëritë nuk kanë qenë të tilla, inflacioni nuk ka qenë i parashikuar kudo në botë në këto shifra. Shoh që në BE inflacioni ishte 8.6% që është përafërsisht me nivelin shqiptar, kryesisht është i importuar inflacioni. Në këto kushte ka dhe pasiguri të tjera që do ndodhin në ekonominë shqiptare, pasiguri për çmimin e energjisë elektrike, që do të thotë po ndjejmë një valë të rritjes së kostos së jetesës. Deri tani është menaxhuar relativisht mirë, çmimi i energjisë për qytetarët nuk ka ndryshuar. Si luftohet inflacioni? Ka disa teori… të kontrollosh çmimet në një treg të lirë nga qeveria nuk është e mundshme.

Ndryshimi i normës së interesit që po bën Banka Qendrore në Shqipëri, e treta kompensimi i [përkohshëm, si dhënia para direkte apo subvencione qytetarëve, siç ishte dhe para tre muajve, paketa e parë e rezistencës.

Kjo është një periudhe që nuk përfundon për dy muaj, shpresohet që rritja të frenohet pak si të thuash për disa produkte bazë, dhe të kthehemi në normalitet, pra janë shumë të panjohura që duhen marrë në kompleksitetin e tyre.

Në kushtet që jemi, do thoja që pasiguria më e madhe është energjia elektrike….

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb