Jo vetëm në Tiranë, protesta për rritjen e çmimeve është duke u zhvilluar edhe në qytetin e Durrësit.

Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, shihen se si qytetarët janë mbledhur përpara bashkisë së qytetit dhe po kërkojnë ulje të çmimit të hidrokarbureve dhe lëndëve të tjera bazë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në shenjë proteste, qytetarët kanë fikur makinat në orën 17:00, për të kërkuar kështu ulje të çmimit të hidrokarbureve që këto ditë kanë kapur shifra rekord. Qeveria ka arsyetuar se çmimi është ndikuar nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, duke shtuar se pasojat e asaj beteje do të jenë afatgjata, edhe për vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb