Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kërkuar nga qeveria anulimin e koncensionit për inceneratorit të Tiranës dhe me paratë e përfituara të subvecionohen familjet, fermerët dhe bizneset shqiptare, për të përballuar kështu shtrenjtimin e naftës, energjisë dhe çmimeve.

Ajo shkruan në rrjete sociale, se qytetarët do të mbajnë një protestë në orën 17:00 për rritjen e cmimeve, ndërsa shton se SPAK duhet të veprojë sa më shpejt.

Postimi i Kryemadhit:

Anulloni koncesionin e inceneratorit të Tiranës dhe subvenciononi me ato para familjet, fermerët, bizneset shqiptare, për të përballuar shtrenjtimin e naftës, energjisë dhe çmimeve!
Është fakt se ky koncesion 30 vjeçar është mundësuar nga Erion Veliaj, i cili ka shpërdoruar detyrën duke e aprovuar atë pa vendim këshilli bashkiak, siç e parashikon ligji.
Ky koncesion 30 vjeçar i lidhur për të vjedhur qytetarët, i ka mundësuar ITS së Klodian Zotos të realizojë deri më sot një evazion fiskal 25 milionë dollarë.
Ky koncesion i mundësuar nga Erion Veliaj, i ka çuar paratë e qytetarëve për kompani fantazëm, për shpenzime absurde si konsulenca të vetvetes dhe udhëtime luksoze në mesin e pandemisë.
Këto janë para të shqiptarëve!
Sot, kryeministri e qeveria është nisur drejt Dubait me Charter, pronarët e inceneratorëve mund të jenë duke bërë plazh në Maldive, ndërsa shqiptarët e vjedhur prej tyre, në orën 17:00 do të jenë në protestë para kryeministrisë!
Unë zgjedh të jem me qytetarët dhe është koha që të gjithë të jemi me Shqipërinë.
Kjo pritet edhe nga SPAK, i cili urohet të veprojë sa më shpejt, ndryshe nga rasti i Elbasanit, e të mos presë 30 vjet, derisa kompania ti ketë marrë të gjitha pagesat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: