Rritja drastike e çmimeve po godet fort konsumatorët duke rritur më tej kostot e jetesës së tyre. Rritja e çmimeve të ushqimeve ka qenë e fortë edhe gjatë muajit prill të vitit 2022.

Instituti i Statistikave raporton se inflacioni në muajin prill kërceu në 6.2%. Ky është një tjetër rekord i ri pas nivelit të marsit që arriti në 5.7%. Kjo është rritja më e fortë e çmimeve me të cilën po përballen qytetarët që nga viti 2001.

Sipas INSTAT, ushqimet kryesuar nga produktet bazë të shportës dhe transporti kryesuar nga karburantet për të cilat qytetarët shqiptarë kanë paguar ndjeshëm më shumë, kanë dhënë ndikimin më të fortë në shtrenjtimin e jetesës.

Kjo normë inflacioni është pothuajse dy herë më e lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë 3%, por e pritshme bazuar edhe në projeksionet e vetë institucionit sipas të cilit vala e shtrenjtimit të çmimeve nuk do të ndalet as në pjesën e mbetur të vitit. Më herët banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit në 1% ndryshimi i parë në rritje që prej vitit 2011, në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: