Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur jashtë Kuvendit për rritjen e çmimit të bukës në vend me 10 apo 20 lek më shumë.
Rama thotë se do i përgjigjej me dëshirë kësaj pyetjeje, por ka vetëm një problem, që nuk është votuar ende qeveria.

Pasi të votohet qeveria, Rama theksoi se do të përgjigjet për çdo problem të qytetarëve.

”Të falenderoj se këto janë pyetje që do i përgjigjesh,a kam vetëm një proble,, nuk është votuar ende qeveria, dhe do jap përgjigje. Më shfrytëzoni për gjëra që njerëzve ju interesojnë. Kanë të bëjnë me të ardhmen e fëmijëve. E shkuara nuk është problemi im, i PS. Kush është e shkuara mbetet në të shkuarën, unë jam e ardhmja.”- tha Rama.

Edi Rama premtoi në vitin 2013 para se të bëhej kryeministër se do të ulte çmimet e të gjitha produkteve të shportës, përfshirë bukën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb