Kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian Vasil Sterjovski në një deklaratë për shtyp ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimit të druve të zjarrit në territorin e Parkut kombëtar të Prespës.

Sipas tij rritja e çmimit të druve këtë vit është i papërballueshëm për banorët e zonës së Prespës të cilët drutë e zjarrit i kanë përgatitur tradicionalisht në territorin e parkut duke paguar pranë administratës tarifë fikse prej 500 lekësh. Por ndryshe nga vitet e tjera sipas Sterjovskit këtë vit Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka 10 fishuar tarifën fikse duke goditur rëndë banorët e kësaj zone ku shkalla e papunësisë është shumë e lartë.

Nisur nga situata e rëndë ekonomike me të cilën përballen këta banorë Strejovski në emër të aleancës maqedonase për integrim europian i bën thirrje ministrisë së turizmit për uljen e tarifave të mbledhjes së druve në këtë zone.

Duke mos patur një zgjidhje përfundimtare të problemit me ndërprerjen e energjisë elektrike banorët e kësaj zone përdorimin e druve të zjarrit e kanë gjithë vjetor dhe shumfishimi i tarifës është e pajustifikueshme sidomos për familjet në nevojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb