Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka deklaruar se vendosja e një kufiri prej 800 KW për rritjen e energjisë elektrike, është një nga kurthet e qeverisë për shtresën e mesme.

Ai shtoi se situata është dëshpëruese dhe do përkeqësohet edhe më tej, ndërsa tha se koha për protesta të fuqishme nuk ka ardhur, por po kalon.

Berisha i bëri thirrje demokratëve të çojnë PD në nivelin e pakënaqësisë që qytetarët kanë ndaj qeverisë, e më tej të kalohet në kryengritje paqësore.

“Jeni dëshmitarë të varfërisë e mjerimit që po shtohet çdo ditë e largimit masive të shqiptarëve. Kishim një fushë ku kjo luftë mund të mos na prekte fare, një nga më jetiket, energjia.
Ne jemi vend me 98 përqind të prodhimit energjitik nga uji që nuk lidhen as me Rusinë, as Ukrainën e as Beogradin. Duhet të ndjeheshim krenar se strategjia e Shqipërisë superfuqi në energjinë e rinovueshmE është sot e faktuar si një sukses shumë i madh. Sot hidrocentralët e privatëve pas 2007 prodhojnë 60 përqind të energjisë së vendit dhe kjo shkon në rritje. Shqipëria prodhon sot 2 terravat më shumë seç konsumon. por çpo ndodh me ne? Vetëm vjedhje. Energjinë nga digat e shesin me 40 euro. ai e shet në bursë me 130 euro dhe fitimin e ndan.

Ata blerjen energji me 500 euro kur në bursë shitet me 280 euro. E gjithë skema e përdorur menaxhimi i energjisë i cili s’mund të kishte, Shqipëria s’mund të kishte asnjë problem, realizohet përmed vjedhjeve të paimagjinueshme. Sot rrit çmimin për shtresën e mesme, më të lartin që mund të ekzistojë.

Ai 800 KW është kurthi që ka ndërtuar kundër kësaj shtese dhe qytetarëve shqiptarë. U ndala tek energjia por kështu janë të gjitha problemet me çmimet. Bëra këtë analizë të shkurtër thjeshtë për tu argumentuar sepse

Shqipëria po zien e vlon sot, sepse sot pakënaqësia e urrejtja ndaj kësaj qeveria është më e jashtëzakonshme se kurrë. Shqiptarët sytë mendjen e besimin e kanë tek PD, tek demokratët. Shohin edhe me skepticizëm në kuptimin që a e ndjejnë këta përgjegjësinë e misionit që kanë. Ju takoni më shumë qytetar e unë. Unë nuk gjej një të vetëm që të mos më pyesë ç’po bëni. Një të vetëm që të mos thotë tek ju e kemi shpresën. Një që të mos thotë protesta e vetëm protestat mund të shpëtojnë shqiptarët nga ky regjim.

Situata është dëshpëruese dhe do përkeqësohet edhe më tej nëse ne nuk arrijmë të dëshmojmë se në misionin tonë nuk kemi të ndalur. Koha ka kaluar, jo po vjen, koha e protestave të fuqishme e të gjithanshme po kalon. Çdo ditë është humbje. Nëse kemi një mekanizëm shkop magjik me të cilin të garantojmë se Rama është i vendosur të garantojë vullnetin tuaj se nuk është më ai që njohim, atëherë normalisht do mendohej ndryshe. Por nuk ka njeri që e beson këtë. Kjo dëmton besimin tek ne.

Çdo demokrat e drejtues duhet të bëjë gjithçka për të mobilizuar e motivuar PD në radhë të parë e cila duhet të ngrihet në nivelin e temperaturave të larta që ekzistojnë tek qytetarët dhe urrejtjen e pakënaqësinë për këtë qeveri. Pastaj të kalojmë në forma të shumëllojta qëndrese e kryengritje paqësore”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb