Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula me anë të një postimi në Facebook ka reaguar mbi rritjen e çmimit të energjisë teksa deklaroi se qeveria po rrjep lekët e shqiptarëve për të paguar borxhet e marra për rrugët e florinjta”.

Sipas tij është e vërtetë që ekziston një krizë energjetike, por Shqipëria i ka pasur të gjitha mundësitë që ta kalonte atë me sa më pak kosto.

Sula shtoi se “paratë e shqiptarëve po shkojnë për të paguar borxhet që merr qeveria e ia jep klientëve të saj me fatura super të fryra”.

Postimi i plotë: 

Qeveria rrjep lekët e shqiptarëve për të paguar borxhet e marë për rrugët e florinjta.
ERE miratoi sot rritjen e energjisë elektrike për më shumë se 60 mijë familje. Një ditë pasi BE konfirmoi se do të ndihmojë vendin tonë me 80 milionë euro për të përballuar krizën energjetike, qeveria vendos të rrjep edhe më shumë qytetarët duke rritur çmimin. Është e vërtetë që ka një krizë energjitike, por Shqipëria i ka pasur të gjitha mundësitë qe ta kalonte me sa më pak kosto.
është kjo qeveri përgjegjëse që në 10 vite nuk ka diversifikuar burimet e energjisë. 1 dekadë është e mjaftueshme për të arritur objektivat.
Në fakt kjo qeveri ka bërë të kundertën. Ka shpërdoruara para për projekte jo efiçente. Rriti borxhin publik (nëse analizojmë edhe borxhin e fshehur të ppp) në 100%. Ndërkohë interesat e borxhit kanë shkuar në stratosferë me rritjen e normës së interesit. Kosto e shërbimit të borxhit publik (pagesat e principalit +interesat) do të arrijnë në 136, 3 miliardë lekë (mbi 1,1 miliardë euro) vitin e ardhshëm përllogarit Ministria e Financave në projektbuxhetin e vitit 2023.
Shpenzimet për këtë zë janë 70 për qind më të larta se pritshmëritë e këtij viti prej 80.4 miliardë lekësh.
Ndaj me lekët shtesë që merr qeveria nuk ndermerr asnjë masë lehtësuese ndaj qytetarëve të saj për të perballuar krizën. Sepse paratë e shqiptarëve shkojnë per të paguar borxhet që merr qeveria e ja jep klientëve të saj me fatura super të fryra. Para të cilat më pas shpërndahen me pushtetarët e me patronazhistët që deformojnë vullnetin e shqiptarëve në vota.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: