Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar në lidhje me çmimin e karburantit në vend, që sot pësoi sërish rritje.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Panariti sjell në fokus se sa është çmimi i naftës në Amerikë, ku një litër shitet më pak se një dollar. Sipas Panaritit, çmimi i naftës është dyfish më shtrenjtë për Shqiptarët e varfër.

REAGIMI I PANARITIT
Për herë të parë 1 gallon naftë në Amerikë sot e enjte 11 Gusht, u shit poshtë 4 dollarë.
1 gallon ka rreth 3,8 litra.
Pra sot, një litër naftë në tregun Amerikan është pak më shumë se 1 dollar, ose 120 lekë litri.
Po sot bordi fiksoi çmimin e naftës te ne, në 220 lekë litri.
Pra rreth dyfish më shtrenjtë për Shqiptarët e varfër!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb