Partia Demokratike iu rikthehet protestave. Kështu, duke nisur nga nesër, Dega e PD-së në Elbasan do të protestojë kundër qeverisë, në shenje kundërshtie ndaj çmimit të karburantit të caktuar nga Bordi i Transparencës.

Mësohet se protesta do të vijojë për 60 minuta në orën 11:00.

“Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të nis nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD Dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin “Gensher” në qendër të Elbasanit!”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb