Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me vendimin më të fundit të Bordit të Transparencës për të rritur çmimin e naftës.

“O Bordi komunist, boll vodhet, ulni çmimin e Naftes si në Mal te Zi e Maqedoni!”, është thirrja që deputeti i bën organit të ngriur nga qeveria për të kontrolluar abuzimet me çmimet në treg.

Teksa bën një krahasim me vendet e rajonit si Mali i Zi apo Maqedonia, Vasili nxjerr në pah diferencën në çmimin e naftës që shkon nga 50 deri në 60 lekë më lirsë sesa në vendin onë.

“Sot hajdutet e rilindjes e kane rritur çmimin e naftes duke e çuar ne 248 lek litrin! Po sot ne Mal te Zi cmimi eshte 170 lek litri. Ndersa ne Maqedoni cmimi eshte 186 leke litri. Hajdutë rilindas boll dolët pa pikë turpi dhe justifikoni çmimin e naftës. Lërini shfaqjet rrugëve dhe propagandën idiote komuniste sepse Mali i Zi dhe Maqedonia janë pasqyra e hajdutërisë tuaj te padëgjuar”, shkruan Vasili më tej në Facebook.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb