Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi ka komentuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 rritjen e eksporteve në 3- mujorin e parë të 2020.

Çuçi shprehet se rritja nuk erdhi prej COVID-19 dhe mbylljes apo krizës që shkaktoi por prej politikave të qëndrueshme nga qeveria shqiptare.

 

”E kemi pasur nën kontroll bujqësinë. Rezultatet në rritje nuk është për shkak të COVID. Po prej politikave që kemi ndjekur. Edhe po mos kishim COVID-19 do kishim rritje të eksporteve. Ndoshta dhe në këto shifra por bujqësia ësht ëdelikate. Çmimet e produkteve varen nga kushte klimaterike, mot i paqëndrueshëm dhe jo nga politikat apo tregjet.
Ne me politikat tona kemi ndjekur për një rritje të qëndrueshme për një treg 40- 60- 100 milionë banorë. Ne kemi forcuar serrat që prodhojnë produkte që kanë konkurrueshmëri në tregjet europiane dhe forcimi i grumbulluesve që gjejnë tregjet.
Ne në Kosovë çojmë mesatarish 11 maune, kemi çuar sot 16 maune. ”- tha Çuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb