Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj viruseve apo baktereve. Nutricionistja Rolina Naço erdhi këtë të premte në “Vila 24” me sugjerime për rritjen e imunitetit të të vegjëlve përmes ushqimit. Në intervistë me moderatoren Androniki Kolka, Naço vë theksin tek roli që luan ushqimi dhe gatimet e traditës sonë në rritjen e fëmijëve më të fortë dhe rezistentë ndaj sëmundjeve të ndryshme.

“Të kthehemi pas në rrënjët tona se janë të shëndetshme..”, -shprehet Naço duke sqaruar se organizmi ka nevojë për probiotikë e prebiotikë që të jetojë në mënyrë sa më natyrale. Sipas saj probiotikët gjenden fare thjeshtë tek kosi i bërë vetë në shtëpi, dhalla apo edhe kefiri, ndërsa prebiotikët tek buka e ardhur pa maja, mjalti, legumet etj.

Me tej Naço thotë se ne kemi një klimë që na favorizon për të marrë vitamina nga perimet e freskëta, frutat apo edhe ditët e shumta me diell, falë pozicionit gjeografik të vendit. Në fund ajo e mbyll me sugjerimin për t’u dhënë lëng frutash fëmijës në vakte të ndryshme që të kenë më shumë efekt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: