Deputeti i Partisë Demokratike, Dasnor Sula ka komentuar rritjen e inflacionit dhe çmimeve në vend.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sula ka shkruar se FMN zbulon se ‘qytetarët po shpenzojnë mbi 42% të pagës për ushqimet bazë’ dhe se kjo është ‘papërgjegjshmëri e qeverisë për të ardhur në ndihmë’.

Postimi i plotë:

Varfërimi me vetëdije i i qytetarëve nga qeveria!

?Në muajin janar, Inflacioni shënoi sërish rritje rekord pas një ngadalsimi në fundin e vitit që kaluam. Kjo përkthehet në rritje rekord të çmimeve për muajin janar. Po kështu në arkën e shtetit kanë shkuar më shumë të ardhura. Të vetmit që dëmtohen janë qytetarët.

?Ndërkohë sipas FMN-së inflacioni në Shqipëri ka ndikuar më së shumti të çmimet e ushqimeve bazë. Ndërsa po FMN  ka zbuluar se shqiptarët shpenzojnë mbi 42% të pagës për ushqimet bazë.

?Ky fakt i publikuar nga FMN dëshmon se sa shumë preken qytetarët nga rritja e çmimeve dhe nga papërgjgjshmëria e qeverisë për ti ardhur në ndihmë.

?Nëse qeveria do të kishte marrë parasysh kërkesën e bërë në mënyrë të vazhdueshme nga ne, opozita për të ulur TVSH për ushqimet bazë nga 20% në 6% vetëm për ushqimet bazë atëherë sot në xhepat e shqiptarëve do të kishte më shumë para ose do të kishim më shumë konsum.

?Maqedonia e Veriut e ka vendosur 5 per qind TVSH per ushqimet baze. Vendet e tjera të rajonit si Serbia e kanë vendosur  8 per qind TVSH.

?Ndërkohë qeveria jonë, renditet e fundit më rajon me vetëm 0.3% të PBB ndihmë për të përballuar krizën. Kjo është fytyra e qeverisë shqiptarë ndaj popullit të saj. Në vend të ndihmës, krijoi borde për të rritur çmimet dhe fitimin për grosistët jo për të ndihmuar qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb