Në planet e gjigandit anglez, Manchester United, është zgjerimi i kapacitetit të stadiumit “Old Traford” duke e çuar atë në 90 mijë vende. Por sipas drejtorit menaxhues Richard Arnold që të arrihet kjo duhet një punë e madhe inxhinierike, e cila mund të kërkojë disa vite punë.

Arnold është shprehur për South China Morning Post: “Nuk kemi lënë tribunën më të lehtë për në fund. Pjesa e stadiumit që ka emrin Sir Bobby Robson është e vetmja pjesë e paprekur e stadiumit.

“Nuk ka shumë vend nga të dyja krahët çka do të thotë se është një sfidë komplekse inxhinerike. Do të ishte një sfidë që mund të zgjaste disa sezone dhe kjo do të thotë se ne do të ishim të pastrehë.”

“Ne kemi më shumë tifozë se askush tjetër në botë, dhe nuk jemi në Londër pra nuk mund të përdorim Ëembley-n. Nuk është një sfidë e lehtë pasi do të na duhet të hiqnim dorë nga avantazhi i të luajturit brenda në shtëpi.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb