Mijëra njerëz në të gjithë Rusinë kanë dalë për të protestuar gjatë ditës së sotme kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e pensionit.

Rreth 9,000 njerëz u mblodhën 2.5 kilometra larg Kremlinit, sipas një OJQ-je që numëron pjesëmarrësit në mitingje, por policia e Moskës ka raportuar vetëm 6,000.

Shumë prej tyre mbanin pankarta dhe flamuj të kuq të organizatorit kryesor të protestës, Partisë Komuniste të KPRF.

Lideri i opozitës ruse, i cili edhe thirri këto protesta, u arrestua vetëm pak ditë më parë për të shlyer dënimin 30-ditor.

Pavarësisht konsensusit të ofruar nga presidenti Vladimir Putin në një fjalim televiziv të mërkurën, protestat e se dielës tregojnë se politika e propozuar mbetet një çështje politikisht e ndjeshme.

Putini gjatë fjalimit të tij mori përgjegjësinë personale për reformën dhe e përshkroi atë si një nevojë financiare. Dalja e tij në një emision televiziv u përkthye si një strategji për të rifituar mbështetjen e popullsisë.

Sipas sondazheve, që nga koha e propozimit të reformave të pensioneve, vlerësimi personal ndaj presidentit rus ra rreth 10 për qind.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: