Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka zhvilluar mbledhjen e radhës për situatën epidemiologjike në vend.
E pyetur nëse do të ketë masa të reja për shkollat, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli sqaroi se aktualisht nuk është marrë asnjë masë e re.
Sipas saj nuk do të ketë një mbyllje të shkollave, por e gjithë situata do të ndiqet hapa pas hapi për të parë nëse do të duhet të ndryshojnë masat anti-Covid.
‘Është Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit i cili jep udhëzimet për përforcimin e dozave. Sa i përket mosrespektimit të masave e shohim se nuk respektohen siç duhen, por kjo nuk është vetëm në dorë të kontrolleve. MSH dhe mbrojtja Social ka vëzhguar më shumë kujdes shkeljet e kontrolleve dhe janë kryer 16 600 inspektimi dhe janë marrë mbi 1700 masa administrative. Por mos zbatimi i masave nuk lidhet vetëm me kontrollin që bëhet . kjo varet me ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të të gjithëve ne. Unë do të këshilloja edhe një reagim publik për moszbatimin e tyre. Që kjo të funksionojë duhet të jetë kulturë e përgjithshme’, tha Rakacolli ndërsa shtoi: Nuk këshillohet një mbyllje e mësimit. Edhe nga OBSH nuk është rekomanduar mbyllje e shkollave, por do të shikohet hapa pas hapi e gjithë dinamika, nëse do të duhet që në vijim të ndryshojë strategjia.’, përfundoi Rakacolli.
Ndërsa lidhur me hospitalizimin e fëmijëve, mjekja pediatre Gjeorgjina Kule tha se fatmirësisht nuk ka asnjë fëmijë me komplikacione të rënda.
Kule theksoi se numri i fëmijëve të hospitalizuar ka mbetur i njëjtë dhe se aktualisht janë 10 fëmijë të hospitalizuar.
‘Numri i fëmijëve të hospitalizuar është i njëjtë dhe mbetet 10-012. Aktualisht kemi 10 fëmijë të hospitalizuar me komplikacione të pakta dhe fatmirësisht nuk kemi asnjë rast fataliteti’, tha Kule.
(BalkanWeb)