Javën që vjen pritet që qeveria të marrë një vendim për rritjen e pagave të mjekëve, infermierëve dhe mësuesve. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat.

“Javën tjetër do të kemi vendimin final për pagat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve. Ky refuzim për të konsideruar shifrat dhe përqeshja e shifrave në emër të popullit është bërë një sëmundje që duhet kuruar nga gjithësekushi. Përgjegjësia juaj është që të verifikoni këto që themi. Nëse juve u rezulton se nga viti 2013 ose 2014 po themi, deri në 2019, të pasurit, përfshi dhe këta që quhen paturpësisht oligarkë.”, tha Rama.

Rama deklaroi se qeveria është duke bërë një plan gati për të lehtësuar barrën tek bizneset, si dhe mundësinë e vendosjes së taksës progresive.

“Ne po bëjmë një sërë studimesh këtu dua të përfitoj ta them serish. Këtu njerëzit duhet të kuptojmë. Ata të cilët s’duan ta kuptojnë, s’kanë për ta bërë ndonjëherë. Jam i bindur se shumica e shqiptarëve e kupton. Masat e marra nga qeveria, janë masa që merren në bazë të mundësive. Si kemi pasur dje mundësitë që kemi sot. S’mund ta ulnim dje tatim-fitimin. Fakti që sot e bëjmë, s’ka lidhje që po vijnë zgjedhjet. Por kemi krijuar mundësitë. Rrisim mundësitë dhe hedhin hapa të tjerë për këtë funksion. Nëse këto gjëra që kemi bërë do i bënim dje, si magjistar, kjo s’është e mundur. Taksën progresive? Jemi duke bërë një plan. Sapo të jemi gati, do ta ndajmë me ju, që të lehtësojmë barrë. Që të rrisim fuqinë blerëse për gjithësecilin. Ndaj lëshohen si Sudja dhe Vehbiu, për të kapur ça të kapësh, nuk bëhet. Shalqi me provë që ka shartuar kungullin, nuk ka shans t’i blejnë për shalqi.”, theksoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: