Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka rraguar në lidhje me deklaratë e kryeministrit Edi Rama, se rritja e pagës në prag të zgjedhjeve lokale nuk shkel Kodin Zgjedhor, pasi në Kod parashikohen penalitete vetëm në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili u shpreh se sipas deklaratës së kryeministrit, i bie që Partia Socialiste nuk merr fare pjesë në zgjedhje dhe se ministrat e saj nuk bëjnë fushatë për të.

Postimi i plotë:
Shkollepaku shkelqen serish si gafaxhi
U lodha duke ju shpjeguar qe Edi Rama eshte Shkollepak!
Lexoje Udhezimin e KQZ te Janarit 2023 Shkollepak te plaçin syte me gjithe ata budallenjte, qe te rrethojne.
Shkollepaku tha sot qe kjo puna e ketyre premtimeve: qe demek do rrise rrogat etj nuk shkel Kodin Zgjedhor se nuk ka lidhje me zgjedhjet lokale se eshte vetem per zgjedhjet qendrore.
I bie me mendjen e çkrehur te Shkollepakut qe Partia Socialiste e Qeverise nuk merrka pjese fare ne zgjedhje.
I bie qe te gjithe keta Ministrat me gjithe Shkollepakun ne krye bekan fushate per fantazmat se Partia Socialiste nuk merr pjese ne zgjedhje
Ata qe ka perqark e dine kete pune, ndaj i peshperisin budalleqe dhe shkollepaku i thote fët e fët!
Shkollepak ose Mister-Gafa le kokrrën e namit me ata qe te mesojne ashtu sic gajase dynjane me Alabarin e Kroacise dhe me Spanjollet e Algjerise ne kohen e Covidit.
Go Shkollepak go

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: