Në emisionin “Open”, në News24 u diskutuan ngjarjet më të rëndësishme përgjatë vitit 2022, ku pjesë ishte dhe rritja e popullsisë në 8 miliardë.

Ish-deputeti i PD u shpreh se duhet të jemi pozitiv për të ardhmen pasi numri i lartë nuk përbën rrezik, por në të njëjtën kohë duhet të ketë politika që të stimulojë lindshmërinë.

Ndërsa anëtari i kryesisë të Partisë së Lirisë, Edmond Panarit u shpreh se të vetmet kërcënime që do ë përballet njerëzimi është ngrohja globale dhe mundësia e një lufte bërthamore.

Pjesë nga biseda në studio:

Pollo: Më mirë bota e mbipopulluar.1798, një shkrimtar Maltus ka shkruar se rritja e popullsisë do shkaktojë uri. Dy shekuj kanë kaluar dhe kanë treguar se kjo tezë nuk vlen. Rritja  e popullsisë do ndalet, njësoj si në Shqipëri, ku është ulur numri i feritilitetit. Pra, këto dy shekuj, është shtuar jetëgjatësia, shëndeti dhe zhvillimi ekonomik. Duhet të jemi pozitiv për të ardhmen, Shqetësim është që lindshmëria dhe niveli i rritjes së popullsisë është i ulët. Duhet të ketë politika që të stimulojë lidhshmërinë.

Panariti: Nuk diskutohet mundësia për të ushqyer 8, 9, 10 miliardë njerëz pasi kemi zhvillim të bujqësore. Ndryshmet klimaterike janë ato që mund të zhdukin njerëzimin. Njeri do duhet të transferohet nga Afrika p.sh, ku është shumë nxehtë, kjo mund të vejë në diskutim zhvillimin demokratik të popullsisë. Kemi dhe pandeminë si kërcënim.

Lufta bërthamore dhe ngrohja globale janë kërcënimet ekzistenciale të njerëzimit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb