Ka nisur aplikimi i kufizimeve të reja anti-covid që u miratuan ditën e djeshme në Itali.
Ministri Speranza nënshkroi të shtunën katër urdhëresat e reja që ndajnë vendin në tre rajone, për nga rreziku që mbartin për shkak të shifrave të koronavirusit.

Kështu, rajoni në zonën “e kuqe” është; Lombardia (deri ne 31 janar), Siçilia dhe Bolzano, ndërkohë që 9 të tjera në atë “portokalli”: Abruzzo, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Liguria, Marche, Piemonte, Pulia, Umbria dhe Valle d’Aosta.

Ndërkohë që zonat e tjera të Italisë përfshihen në zonën ‘e verdhë’. Alarmi në Itali mbetet maksimal jo vetëm për rastet e shtuara të koronavirusit, por edhe për të ashtuquajturat “variante” të reja të virusit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: