Pavarësisht se vaksinimi tashmë ka nisur në Britaninë e Madhe, Londra po përballet me një rritje të lartë të infektimeve nga COVID-19.

Kryeqyteti anglez ditët e fundit ka shënuar një rritje rastesh që po e bëjnë një zonë të rrezikshme prej COVID-19.

Pritet që autoritetet ta futin Londrën në zonën 3, apo me rrezikshmëri të lartë që vendos automatikisht për kryeqytetin anglez rregulla të reja kufizuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb