Republika e vetëshpallur turke e Qipros Veriore vendosi dje të pezullojë fluturimet që mbërrijnë në aeroportin e saj kryesor dhe të vendosë kufizime të reja në disa zona, përballë rritjes së rasteve të reja të COVID-19 në vend.

“Fluturimet që mbërrijnë në aeroportin Ercan do të pezullohen nga mesnata e së mërkurës deri më 13 shtator”, njoftoi Autoriteti i Aviacionit Civil.

Qipro Veriore dekretoi të shtunën një karantinë të detyrueshme prej minimumi shtatë ditësh për të gjithë pasagjerët që mbërrinin në territorin e saj.

Megjithatë, përballë hapësirës së pamjaftueshme në dispozicion për të strehuar personat në karantinë, autoritetet lokale vendosën të pezullojnë fluturimet e mbërritjes për katër ditë.

Autoritetet vendase shtrënguan, gjithashtu, të martën kufizimet e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, duke mbyllur klubet e natës, kinematë, teatrot dhe kazinotë, si edhe parqet dhe terrenet e lojërave deri në tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb